Van Bronkhorst: Temperatura jo normale, por do ja dalim

Futboll

Van Bronkhorst: Temperatura jo normale, por do ja dalim

Më: 18 maj 2022 Në ora: 17:52
Van Bronkhorst: Temperatura jo normale, por do ja dalim

Trajneri i Gllazgout, Xhovani Van Bronkhorst, ka folur para finales kundër Frankfurtit sonte në mbrëmje në Sevilje.

Tekniku holandez i skocezëve më sëshumti u druhet temperaturavetë larta në Spanjë.

“Për ne dotë jetë një ndeshje e vështirë,pasi nuk jemi mësuar në Skocime këto temperatura. Ndoshtado të kishim bërë mirë tëkishim ardhur dy ditë më parëqë të ambientoheshim. Megjithatë, do t’ia dalim, jam i bindur”,ka thënë fillimisht ai.

Më pas duke analizuar takimin ndajgjermanëve, Van Bronkhorst katheksuar se përballë janë dyklube me histori në Europë, teksa objektivi mbetet një dhe ivetëm, shpallja fitues i Ligës së Europës.

“Përballë jemi dy klubeme shumë histori. Këto finalenuk shijohen nëse nuk fitohen.Ndaj, nëse duam ta çojmë festën deri në fund, duhet të fitojmëtrofeun”, ka nënvizuar tekniku i Gllazgout.

Van Bronkhorst kadeklaruar se skuadra e tij ështëpërgatitur për një finale të gjatë,duke mos përjashtuar as lotarinë e penalltive.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat