Presidenti i Bayernit: Pse duhet ta shesim Lewandowskin?

Futboll

Presidenti i Bayernit: Pse duhet ta shesim Lewandowskin?

Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:24
Presidenti i Bayernit: Pse duhet ta shesim Lewandowskin?

Bayern nuk do ta shesë Robert Lewandowski këtë verë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit të Mynihut, Herbert Heiner.

A është vendimi i Bayernit për të mos shitur Lewandowskin përfundimtar?

“Robert Lewandowski shënon një numër të jashtëzakonshëm golash vit pas viti. Pse duhet ta shesim? Lewandowski nuk mund të zëvendësohet, nuk ka më lojtarë që vazhdimisht shënojnë kaq shumë gola.

E kam thënë mjaft herë tashmë: ai ka një kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe do ta përfundojë atë deri në fund”, tha Heiner për Tz.

Pas ndeshjes së fundit të sezonit për Bayernin, sulmuesi njoftoi se dëshiron të ndryshojë klubin. Pretendenti kryesor për të është Barcelona.

Sulmuesi 33-vjeçar shënoi 50 gola në 46 ndeshje për klubin në sezonin që përfundoi për Bayernin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat