Zeqiri: Krenar që isha pjesë e klubit

Futboll

Zeqiri: Krenar që isha pjesë e klubit

Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:55
Zeqiri: Krenar që isha pjesë e klubit

Ardit Zeqiri më nuk është pjesë e KF Gostivari. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Ai ka deklaruar se ka qenë krenar që ishte pjesë e Gostivarit, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen e deritanishme, e në veçanti tifogrupin Kastriotët. Zeqiri i ka uruar suksese klubit në sezonin e ardhshëm.

"Kam qenë edhe jam shumë krenar që u bë e mundur,që unë të jemë lojtar i KF GOSTIVARIT deri më sot.

Do jem gjithmonë krenarë dhe mirënjohës.

Te paharrushme do të jenë kujtimet të cilat kaluam bashkë.

Gjithmonë fillimet janë të bukura por askush se mendon sa shpejt ikin vitet dhe vjen fundi.

Une prej sot nuk jam pjesë e KF GOSTIVARIT dhe faleminderit per besimin dhe gjithçka që më dhatë ne veçanti. Faleminderit edhe tifogrupit Kastriotët Gostivar, kurse Klubit i dëshiroj shumë suksese", ka shkruar Zeqiri,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat