Xherdan Shaqiri shpërthen me gol në Amerikë

Futboll

Xherdan Shaqiri shpërthen me gol në Amerikë

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:52
Xherdan Shaqiri shpërthen me gol në Amerikë

Futbollisti Xherdan Shaqiri ka vazhduar me formë të mirë me me skuadrën e tij, Chicago Fire në MLS.

Chicago Fire ka barazuar në udhëtim te New York Red Bulls me rezultat 3-3 në kuadër të javës së 12-të në MLS.

Shaqiri arriti të realizoi në minutën e 89-të për t’ia siguruar avantazhin momental 3:2 ekipit mysafir.

Mirëpo, vendësit barazuan gjithçka në minutat shtesë dhe loja përfundoi baras, kështu duke e lëshuar fitoren nga duart.

Me këtë gol, reprezentusi i Zvicrës regjistron tri gola me Chicago Fire, teksa ka edhe pesë asistime.

Në anën tjetër, ekipi i tij gjendet në pozitën e fundit, të 14-tën me vetëm 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat