Ndeshja ndaj Betisit, e fundit për 3 yje të mëdha te Reali

Futboll

Ndeshja ndaj Betisit, e fundit për 3 yje të mëdha te Reali

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:55
Ndeshja ndaj Betisit, e fundit për 3 yje të mëdha te Reali

Skuadra e Real Madridit, ndeshjen e fundit në La Liga për këtë sezon do ët zhvillojë kundër skuadrës së Betis.

‘Los Blancos’ janë kampionët e La Liga për këtë edicion, por duhet që formalisht ta mbyllin edhe ndeshjen ndaj Real Betis.

Kjo ndeshje mund të jetë e fundit për disa yje të madrilenëve. Marselo, Bejll dhe Isko mund të luajnë ndeshjen e fundit përballë Real Betisit.

Geret Bejll vetëm se ka konfirmuar largimin e tij nga ‘Santiago Bernabeu’ në fund të sezonit, por në atë rrugë është edhe Isko.

Marselo ka shprehur një dëshirë që të vazhdojë qëndrimin për të finalizuar synimin që të jetë lojtari më i trofeshëm në histori të klubit. Nuk dihet akoma se cilat janë planet e krerëve të klubit lidhur me brazilianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat