Klubi i madh evropian po e përgatit ofertën për Manen

Futboll

Klubi i madh evropian po e përgatit ofertën për Manen

Më: 19 maj 2022 Në ora: 12:19
Klubi i madh evropian po e përgatit ofertën për Manen

Sadio Mane nuk e ka vazhduar ende kontratën me Liverpoolin.

Sulmuesi afrikan është i lidhur me “Reds” deri në vitin 2023, por deri tash nuk ka asnjë risi rreth kontratës së re eventuale.

E në ndërkohë, klubet tjera evropiane po mundohen të përfitojnë nga rasti teksa situata e tij mbetet ende pezull.

Njëri prej gjigantëve që ia kanë vënë syrin futbollistit senegalez është Paris Saint-Germaini.

Për këtë siguron mediumi gjerman “Bild”.

Parisienët e shohin sulmuesin e rrezikshëm si zëvendësues ideal të Kylian Mbappes, i cili sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Real Madridit në verën që vjen pasi t’i skadojë kontrata me klubin nga “Parku i Princave”.

Mediat britanike shkruajnë se 30 vjeçari po heziton ta vazhdojë kontratën me klubin nga “Anfield Road” dhe finalisti i Ligës së Kampionëve mund të vendosë që ta shesë atë gjatë verës që vjen, para se ta humbasë pa para në vitin 2023, kur edhe do t’i mbarojë kontrata.

Liverpooli është në telashe pasi nuk po e gjen gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës as me sulmuesin tjetër, Mohamed Salah.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat