Nuk do të jetë vetëm Pol Pogba

Futboll

Nuk do të jetë vetëm Pol Pogba

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:25
Nuk do të jetë vetëm Pol Pogba

Nuk do të jetë vetëm Pol Pogba transferimi i vetëm i Juventusit për mesfushën e saj.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi bardhezi ka nisur kontaktet me kampionin e Europës me Çelsin dhe të Botës, Zhorzhinjon.

“Zonja e Vjetër” dëshiron të bëjë një revolucion në mesfushë duke parë se ky ishte viti i dytë pa titullin kampion në shtëpi dhe nuk mjaftohen vetëm me një kualifikim në Champions.

30-vjeçari gjithmonë ka qenë në “radarët” e bardhezinjve dhe shikohet si ideal në skemat e Masimiliano Alegrit.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Çelsit në Premier Ligë, Zhorzhinjo është aktivizuar në total në 28 ndeshje ku ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

Mesfushori 30-vjeçar ka pasur një moment të shkëlqyer në karrierë, ku ka arritur të fitojë Champions-in dhe Kupën e Botës për klube me Çelsin dhe të shpallej kampion i Europës me Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat