Barcelona e gjen në Itali me gjysmë çmimi

Futboll

Barcelona e gjen në Itali me gjysmë çmimi

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:34
Barcelona e gjen në Itali me gjysmë çmimi

Një qendërmbrojtës është një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për merkaton e verës. Drejtuesit e klubit katalanas po studiojnë tregun italian, aty ku pëlqehet Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi senegalez është pjesë e Napolit prej vitit 2014, ndërkohë që kontrata i përfundon në vitin 2023.

Bisedimet në lidhje me rinovimin kanë ngecur, situatë që po tenton ta shfrytëzojë Barcelona.

Mediet spanjolle shkruajnë se afrikani është dëshira e madhe e klubit katalanas, që është gati të paguajë deri në 35 milionë euro, duke llogaritur moshën e Koulibaly dhe faktin që i ka mbetur një vit kontratë.

Napoli e vlerëson 70 milionë euro, por do të detyrohet ta shesë nëse nuk e bind të rinovojë, ndërsa kalimi te Barcelona është mundësia e fundit për Koulibaly për të siguruar një kontratë të majme në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat