Ish-sulmuesi i Interit pranë transferimit te Juventusi

Futboll

Ish-sulmuesi i Interit pranë transferimit te Juventusi

Më: 19 maj 2022 Në ora: 16:26
Ish-sulmuesi i Interit pranë transferimit te Juventusi

Marko Arnautoviç po kalon një sezon fanatstik pas rikthimit në Serinë A te skuadra e Bolonjës.

14 golat e shënuar në këtë sezon në ne kampionat kanë ngritur mundësitë e një transferimi të madh për ish-sulmuesin e Interit, ku vetë agjenti i tij ja ka ofruar kartonin e austriakut Juventusit.

Sipas gazetarit italian Nikolo Skira, agjenti i futbollistit në ditët e shkuara ka pasur një takim me drejtuesit e klubit bardhezi, ku si pikë kryesore e diskutimit ka qenë e ardhmja e Arnautoviç.

33-vjeçari do ta pranonte me kënaqësi një transferim te “Zonja”, ku gjetja e gjuhës për kushtet ekonomike të kontratës nuk do të ishte një problem duke parë kështu dhe moshën e madhe të lojtarit.

Mbetet për t’u parë nëse ky transferim do të realizohet dhe ish-sulmuesi i Interit do të vishet bardhezi në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat