Tottenham i interesuar në Dybalan, ja përgjigja e këtij të fundit

Futboll

Tottenham i interesuar në Dybalan, ja përgjigja e këtij të fundit

Më: 19 maj 2022 Në ora: 16:43
Paulo Dybala

Tanimë është e ditur që ylli argjentinas Paulo Dybala do të largohet këtë verë nga Juventusi, pasi që nuk është arritur akordi për të rinovuar kontratën e tij në stadiumin “Allianz”.

Ndërkaq, siç spekulohet nga shumë media, skuadrat si Interi dhe Tottenhami kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e Dybalas.

Tani, siç raportohet nga “AS”, Dybala e ka refuzuar Tottenhamin si skuadrën e mundshme për tu transferuar, pasi që argjentinasi është duke kërkuar një klub tjetër si destinacionin e tij të ardhshëm.

28 vjeçari ka kontratë aktuale me Juventusin deri në fund të këtij sezoni, ku në ndeshjen e fundit iu dha lamtumirën e fundit i përlotur tifozëve të gjigantit italian.

Që nga transferimi i tij nga Palermo te Juventusi, Pauolo Dybala ka arritur të bëjë 292 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 115 gola dhe 48 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat