Camaj ndihet krenar që luan për Malin e Zi

Futboll

Camaj ndihet krenar që luan për Malin e Zi

Nga: K.G. Më: 19 maj 2022 Në ora: 17:22
Camaj ndihet krenar që luan për Malin e Zi

Në sezonin e sapo përfunduar në Hungari, futbollisti Driton Camaj me pesë gola dhe tre asistime ndihmoi Kisvarda-n të fitonte vendin e dytë.

Paraqitjet, golat dhe lojërat e tija nuk kaluan pa u vënë re, Camaj mori ftesë për t'iu bashkuar kombëtares malazeze.

“Është realizimi i ëndrrës, dëshirave më të bukura... Këtë e kam aspiruar çdo ditë dhe në çdo stërvitje. E di që duhet të vazhdoj të punoj dhe të përparoj, të bëj më të mirën që kjo të mos jetë e vetmja ftesë. 

Thjesht do të them se idhulli im është Cristiano Ronaldo, e dua sportin, më pëlqen të stërvitem dhe të garoj”, tha mes të tjera Camaj për mediumin malazez “Vijesti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat