Shqetësimi i Fabinhos

Futboll

Shqetësimi i Fabinhos

Më: 19 maj 2022 Në ora: 17:57
Shqetësimi i Fabinhos

Më 28 maj do të luhet në Paris finalja e madhe e  Champions League. Përballë do të jenë Real Madrid dhe Liverpool-i, një sfidë që premton ola dhe spektakël.

Në një intervistë të dhënë për AS, mesfushori i Liverpool-it, Fabinho, ka folur pikërisht për finalen kundër kampionëve të Spanjës:

“Jemi shumë të lodhur sepse kemi luajtur shumë ndeshje t ë rëndësishme shumë afër njëra-tjetrës. Ndihemi të lodhur fizikisht dhe mendërisht, na pret një sprint final me të vërtetë i vështirë”, ka thënë Fabinho.

“Real-i është një skuadër e mësuar të luajë Champions-in, në këtë komepticion tregon diçka ndryshe. Los Blancos kanë bërë një sezon shumë pozitiv dhe e meritojnë finalen e Parisit.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë më 28, natyrisht shpresojmë të fitojmë ne. Ëndrra ime është të fitoj Premier League dhe Champions-in, fitorja e Kupës së Anglisë na ka dhënë akoma më shumë besim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat