Sfida që do të vendosë titullin kampion

Futboll

Sfida që do të vendosë titullin kampion

Më: 20 maj 2022 Në ora: 10:59
Sfida që do të vendosë titullin kampion

Sfida që do të vendosë titullin kampion!

Pep Guardiola ka marrë një lajm të mirë përpara ndeshjes së fundit të sezonit kundër Aston Vilës të dielën në “Etihad”.

Dy mbrojtësit, për të cilët trajneri kishte deklaruar se e kishin mbyllur sezonin, Kajl Uoker (dëmtim në kavilje kundër Realit më 4 maj) dhe Xhon Stons (pësoi një dëmtim muskulor në gjysmëfinalen e parë kundër Realit më 26 maj) janë rikthyer në stërvitje përpara pritshmërive dhe do të jenë gati për sfidën e fundit të Premier Ligës, e cila do të vendosë fatin e titullit kampion.

Manchester City kryeson +1 nga Liverpuli dhe duhet të arrijë një rezultat më të mirë se rivalët të dielën për të fituar titullin e katërt kampion në pesë vitet e fundit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat