Rudiger konfirmon largimin nga Chelsea

Futboll

Rudiger konfirmon largimin nga Chelsea

Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:35
Rudiger konfirmon largimin nga Chelsea

Futbollisti gjerman, Antonio Rudiger ka konfirmuar largimin nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Lajmin e largimin e konfirmoi vet mbrojtësi gjerman përmes një interviste të gjatë.

“Chelsea do të jetë gjithmonë në zemrën time. Londra do të jetë gjithmonë shtëpia ime”, tha fillimisht ai.

“Kam një FA Cup, Ligë të Evropës dhe një medalje të Ligës së Kampionëve. Dhe sigurisht, kam qindra kujtime që do të mbeten me mua përgjithmonë”.

“Po largohem nga ky klub me zemër të rëndë. Për mua ka qenë gjithçka”, ka thënë Rudiger ndër tjerash.

Rudiger ka fituar trofe evropian dhe vendor me fanellën e “Bluve”, ndërsa do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Ndryshe, Rudiger thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin, ku pritet të transferohet si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat