U mbajt turneu kushtuar Burim Hatipit 

Futboll

U mbajt turneu kushtuar Burim Hatipit 

Më: 20 maj 2022 Në ora: 13:39
U mbajt turneu kushtuar Burim Hatipit 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me anëtarin e KE të FFK-së, Sylejman Selimi, kanë marrë pjesë në hapjen e turneut tradicional në futboll të vogël kushtuar ish-futbollistit dhe gazetarit sportiv, Burim Hatipi.

Ky turne u zhvillua sot në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës në bashkëpunim me FFK-në, me pjesëmarrjen e katër ekipeve: Gazetarët Sportivë, FC Prishtina (veteranët), Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Gjatë fjalës së tij të rastit presidenti Ademi e vlerësoi Burim Hatipin si ikonë dhe mjeshtër të gazetarisë sportive, por edhe si futbollist që la gjurmë të pashlyeshme në KF Prishtina.

Po ashtu, në emër të FFK-së, ai, djalit të të ndjerit, Vërshimit ia ndau edhe një plaketë si shenjë mirënjohje për kontributin dhe vlerat e larta intelektuale që Burim Hatipi i ka shfaqur në futboll dhe në gazetarinë sportive.

Fitues i turneut doli ekipi i veteranëve të FC Prishtina, që në finale e mundi ekipin e KOK-ut, me rezultat 6:2. Lojtari më i mirë i turneut u shpall Azem Ahmeti, derisa golashënuesi më i mirë ishte Suad Keçi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat