Pochettino: Dua që Mbappe të qëndrojë te PSG

Futboll

Pochettino: Dua që Mbappe të qëndrojë te PSG

Më: 20 maj 2022 Në ora: 16:23
Pochettino: Dua që Mbappe të qëndrojë te PSG

Mauricio Pochettino iu përgjigj pyetjejes në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe në PSG.

“Nuk e di vendimin e tij. Nuk mund të flas për të. Kjo është një çështje personale për Kylian dhe klubin. Kohët e fundit ka pasur shumë thashetheme. Unë e respektoj pozicionin e klubit dhe Mbappen.

Klubi dhe, në këtë rast, lojtari duhet të flasin gjithmonë për këtë temë.

Edhe sikur të kisha informacionin, unë trajneri nuk duhet të bëj një deklaratë që nuk është në kompetencën time.

Dua që Kylian të qëndrojë në PSG për disa vite. Nuk mund të gënjej, nuk kam informacion, nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Unë jam trajner i PSG-së dhe do të doja që ai të qëndrojë me ne për disa vite. Nuk di çfarë të them tjetër”, tha argjentinasi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat