Shoku i Gjimshitit dhe modelja shqiptare bëhen prindër

Futboll

Shoku i Gjimshitit dhe modelja shqiptare bëhen prindër

Më: 21 maj 2022 Në ora: 00:37
Shoku i Gjimshitit dhe modelja shqiptare bëhen prindër

Merih Demiral do të bëhet së shpejti baba.

Mbrojtësi i kombëtares turke dhe shoku i Berat Gjimshitit tek Atalanta, po shijon një lidhje me Heidi Lushtakun, modelen shqiptare që kohë më parë kaloi një romancë me Robin Krasniqin.

”Gruaja ime e dashur dhe djali im i dashur”, shkruan në rrjetet sociale qendërmbrojtësi 24-vjeçar, i cili është në pronësi të Juventusit, por këtë sezon po luan i huazuar në Bergamo.

Në foto Merih shfaqet duke puthur Heidin, teksa kjo e fundit mban në duar djalin, që është edhe fëmija i parë i çiftit turko-shqiptar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat