Josa gati ta nisë me fitore

Futboll

Josa gati ta nisë me fitore

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:59
Josa gati ta nisë me fitore

Vllaznia – Egnatia është një prej sfidave më të rendisishme të kësaj jave të 35-të në “Abissnet Superiore”.

Shkodranët, tashmë në vendin e pestë në renditje, prezantohen në këtë sfidë pas humbjes me Tiranën, ndërsa do të jetë dita e debutimit për trajnerin Mirel Josa. Europa ka dy rrugë për Vllazninë, por shkodranët kërkojnë të sigurojnë gjithçka nga kampionati.

Erdenis Gurishta do të jetë mungesa e parë e Josës, pasi mbrojtësi u ndëshkua me kartonin e kuq ndajë bardhebluve. Ironi e fatit apo jo, Vllaznia, të shtunën do të kërkojë fitoren e parë sezonale ndaj këtij kundërshtari, një mision i cili për vendasit është detyrim.

Në krahun tjetër, Egnatia ka nisur të mendoj për sfidën e Play-Off-it, pasi matematikisht nuk ka më asnjë shpresë për t’u larguar nga vendi i tetë. Katër humbje radhazi ndikuan drejtpërdrejtë duke “blinduar” këtë pozicion, por nga sfida e fundit me shkodranët, rrogozhinasit kanë “kujtime” të bukura, pas suksesit 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat