Një nga më të mirët këtë sezon

Futboll

Një nga më të mirët këtë sezon

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:00
Një nga më të mirët këtë sezon

Ivan Perishiq padyshim ka qënë një nga më të mirët e Interit në këtë sezon, për të mos thënë më i miri.

Anësori kroat është i palodhshëm, vapron si një “i marrë”, rinis aksione, ndal kundërsulme, asiston dhe shënon. Ai fundosi Juventusin në finalen e Kupës së Italisë duke shënuar dy gola në shtesat e ndeshjes.

Që pas finales, filluan të qarkullonin zëra se Juventus kërkon transferimin e tij.

Ai e do Interin dhe Interi e do atë. Kështu, zikaltërit kanë planifikuar që të takohen pas ndeshjes së fundit ndaj Sampdorias, pra të hënën ose të martën, për të diskutuar me Ivan detajet e rinovimit të kontratës.

Kontrata e re nga klubi zikaltër në drejtimin e Ivan Perisic do të jetë një kontratë 2-vjeçare, me një pagë prej 6 milionë euro në sezon plus bonuse, që mund t’i afrohet shifrës rreth 7 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat