MIlani në Sassuolo me 18 mijë tifozë

Futboll

MIlani në Sassuolo me 18 mijë tifozë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 13:06
MIlani në Sassuolo me 18 mijë tifozë

“Mapei Stadium” pritet të jetë plot nesër, në ndeshjen Sassuolo-Milan.

E veçanta është se më së shumti do të ketë tifozë të kuqezinjve, 18 mijë sipas “La Gazzetta dello Sport”, pasi presin të fitojnë titullin kampion.

Një fitore ose një barazim do të shpallte automatikisht Milanin kampion të Italisë, duke shënuar kështu trofeun e tyre të 19-të të Serie A.

Skuadra e Piolit ka bërë një kampionat fantastik këtë sezon dhe konkurrentin kryesor ka Interin, që ndodhet vetëm 2 pikë pas.

“Corriere dello Sport” shkruan se në rast fitoreje të Scudettos, Milani nuk do të mund të festojë pas ndeshjes me Sassuolon. Festa do të zhvendoset ditën e hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat