Sonte gjysmëfinalet e turneut të parë përkujtimor për veteranë të KF Liria

Futboll

Sonte gjysmëfinalet e turneut të parë përkujtimor për veteranë të KF Liria

Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:03
Sonte gjysmëfinalet e turneut të parë përkujtimor për veteranë të KF Liria

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të turneun të parë përkujtimor në futboll të vogël për veteranë organizuar nga KF Liria e Çerkezit të Kumanovës në nderim të gjashtë ish-sportistëve të këtij klubi: Shefket Zeneli, Nehat Emini, Xhezmi Asani, Abedin dhe Rexhail Murati e Ragmi Aziri.

Në gjysmëfinalen e  parë do të ndeshen Mateci-Llopati (ora 20:00), kurse një orë më vonë Veteranët e Kumanovës-KF Likova.

Kujtojmë që dje janë zhvlluar ndeshjet eliminatore në të cilën kemi ndjekur aksione, atraksione, mbrojtje të mira dhe gola të bukur nga veteranët e futbollit të cilët ende nuk i kishin harruar mjeshtërit e tyre futbollistike.

Në turne kanë marrë pjesë veteranë të njohur të futbollit të rrethit të komunës së Kumanovës dhe komunës së Likovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat