Vendimmarrje në skuadër dhe pagë faraonike

Futboll

Vendimmarrje në skuadër dhe pagë faraonike

Më: 21 maj 2022 Në ora: 16:54
Vendimmarrje në skuadër dhe pagë faraonike

Kilian Mbape duket të ketë pranuar rinovimin e me skuadrën e PSG-së pas një propozimi “të çmendur” që kampionët e francëz i kanë bërë sulmuesit.

Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme italiane, Mbape do të zyrtarizojë një rinovim 3-vjeçar me parizienët në mbrëmjen e sotme dhe ka njoftuar dhe presidentin e Realit, Florentino Prez për këtë vendim.

Disa nga kushtet e kontratës që ylli francez ka firmosur duken të pabesushme për shkak të mënyrës së si roli i tij në skuadër do të ndryshojë pas këtij rinovimi.

Mbape do të ketë mundësinë të zgjedhë trajnerin e skuadrës së bashku me drejtuesit e klubit, ai gjithashtu do të bashkëpunoje me drejtorin sportiv lidhur me objektivat e merkatos dhe cilët duhet të jenë futbollistët që do të afrohen.

Ai gjithashtu do të këtë mundësi të zgjedhë dhe futbollistët që do të qëndrojnë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Të gjitha këto pa harruar një pagë neto prej 100 milionë eurosh në sezon pas taksave që do të paguhen nga klubit.

Një rinovim ky që do të ishte i vështirë për t’u refuzuar nga cilido lojtar tjetër kudo në botë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat