Glasgow Rangers ngushëllohet me një tjetër trofe

Futboll

Glasgow Rangers ngushëllohet me një tjetër trofe

Më: 21 maj 2022 Në ora: 23:23
Glasgow Rangers ngushëllohet me një tjetër trofe

Dy gola në tri minutat shtesë nga zëvendësuesit Ryan Jack dhe Scott Wright i dhanë Glasgow Rangersit Kupën e Skocisë në finalen kundër Hearts.

Një trofe që i ngushëllon sadopak skocezët për humbjen në finalen e Europa League-s vetëm pak ditë më parë, në Sevilje, kundër Eintrachtit të Frankfurtit.

Skuadra nga zona Ibrox e Glasgow-t e fitoi trofeun për herë të parë pas 13 vjetësh, teksa në total Kupat e fituara janë 34.

Për 90 minuta rrjetat mbetën të paprekura, por sapo nisi shtesa, pikërisht në minutat 94’ dhe 97’, dy lojtarët e hedhur në fushë në pjesën e dytë nderuan trajnerin Giovanni van Bronckhorst, i cili në këtë duel final të Kupës kishte “zënë mend”, duke lënë jashtë formacionit Aaron Ramsey-n, lojtarin e vetëm që gaboi në serinë e 11-metërshave përballë Eintrachtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat