Xavi kujtohet vonë

Futboll

Xavi kujtohet vonë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 14:10
Xavi kujtohet vonë

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë financiar, klubi ka probleme të shumta për të zgjidhur dhe ky është shkaku pse drejtuesit katalanas nuk u përfshinë në garën për shërbimet e Kylian Mbappe apo Erling Haaland.

I pari refuzoi Real Madrid dhe zgjodhi të qëndronte në Paris, ndërsa bomberi viking zgjodhi të vijojë karrierën te Manchester City. Gjithsesi, Barcelona po tenton të sigurojë Robert Lewandowski, një përforcim cilësor dhe fantastik.

Trajneri i skuadrës katalanase, Xavi komentoi rinovimin e Mbappe me PSG-në, duke theksuar se do kishte dëshiruar që edhe Barcelona të përfshihej në garën për shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar.

“Rëndësi ka që Mbappe të jetë i lumtur, të ndihet i tillë.

Do të më pëlqente shumë të tentonim afrimin e tij, por situata është kjo që është. Presidenti ynë ishte i qartë, duke na thënë që nuk kishim shanse të garonim për Mbappe apo Haaland”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat