Tahir Batatina e ka në dorë Prishtinën!

Futboll

Tahir Batatina e ka në dorë Prishtinën!

Nga: K. Goca Më: 22 maj 2022 Në ora: 14:41
Tahir Batatina e ka në dorë Prishtinën!?

Kryetrajneri Tahir Batatina përveç që ka arsye të mburret që me ekipin e tij Llapi nga Podujeva janë në finale të Kupës së Kosovës, ka edhe një arsye tjetër që të lavdërohet, sot e ka në dorë Prishtinën!

Prishtinës patjetër i duhet fitorja nëse Malisheva fiton ndaj Dukagjinit, ndryshe bie në barazh!

Prishtina përballet me Llapin në "Zahir Pajaziti".

Dukagjini është në vend të pestë me 49 pikë, Prishtina e gjashta me 48, pasojnë Drenica 47 e Malisheva 47 pikë etj. 

BKT Superliga, java e fundi, sot

Drita - Ulpiana
Malisheva - Dukagjini
Ballkani - Gjilani
Llapi - Prishtina 
Feronikeli - Drenica  
Ndeshjet fillojnë në orën 15.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat