Hasenhutl habit me formacionin në ndeshjen e fundit, Broja lihet jashtë

Futboll

Hasenhutl habit me formacionin në ndeshjen e fundit, Broja lihet jashtë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 16:43
Hasenhutl habit me formacionin në ndeshjen e fundit, Broja lihet jashtë

Sauthemptoni do të luaj ndeshjen e fundit të këtij sezoni përballë Leistërit në shtëpi, por duket se tekniku i vendasve, Ralf Hasenhutl i ka habitur të gjithë me skuadrën që ka zgjedhur të grumbullojë për këtë sfidë.

Austriaku ka zgjedhur që të lërë jashtë sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, për arsye të pakuptueshme.

Siç bëjnë me dije mediat vendase, ky veprim ka ardhur papritur nga tekniku austriak, me Brojën që priteshe të luante ndeshjen e fundit me Sauthemptonin dhe tu përshëndeste me tifozët që arriti t’i fitonte zemrën.

Siç bëhet me dije, ky veprim mund të ketë ardhur dhe si pasojë që Çelsi vendosi ta kthente sulmuesin kuqezi, duke i prishur ëndrrën Sauthemptonit të firmoste me të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat