Mbyllen pjesët e para, rezultate të papritura në Premier Ligë

Futboll

Mbyllen pjesët e para, rezultate të papritura në Premier Ligë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 17:54
Mbyllen pjesët e para, rezultate të papritura në Premier Ligë

Kanë përfunduar pjesët e para në të gjitha ndeshjet e Premier Ligës angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, City gjendet në disavantazh kundër Aston Villas me rezultat 1:0, kurse Liverpooli është duke barazuar 1:1 me Wolverhamptonin.

Ndërkaq, dy skuadrat londineze Tottenham dhe Arsenal po vazhdojnë kokë më kokë garën për Top 4 ,ku skuadra e Artetas mbyll pjesën e parë në epërsi 2:1 kundër Evertonit, kurse Tottenhami gjendet në avantazh 2:0 kundër Norwich Cityt.

Rezultatet e pjesëve të para të gjitha ndeshjeve në Premier Ligë i gjeni më poshtë.

Arsenal 2:1 Everton

Brentford 0:0 Leeds

Brighton 0:1 West Ham

Burnley 0:1 Newcastle

Chelsea 1:0 Watford

Crystal Palace 1:0 Manchester United

Leicester City 0:0 Southampton

Liverpool 1:1 Wolverhampton

Manchester City 0:1 Aston Villa

Norwich City 0:2 Tottenham

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat