Një tjetër klub dëshiron të blejë Armando Brojën

Futboll

Një tjetër klub dëshiron të blejë Armando Brojën

Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:10
Një tjetër klub dëshiron të blejë Armando Brojën

Armando Broja është kthyer në një nga emrat më të diskutuar të merkatos së kësaj vere. Talenti i kombëtares shqiptare kërkohet nga disa klube në Premier League dhe nga Napoli në Seria A.

Së fundmi interes të lartë për sulmuesin “kuqezi” ka shfaqur edhe Arsenal, “The Gunners”, sipas raportimeve të medieve britanike kërkojnë lojtarin, që është në huazim te Southampton deri në mbyllje të kampionatit anglez.

Te Arsenal Broja do të gjente një tjetër lojtar me origjinë shqiptare, por që prej vitesh është një nga emrat më të rëndësishëm te ekipi i Mikel Arteta-s, Granit Xhakën.

Gjithsesi kjo do të bëhej e mundur gjithmonë nëse Chelsea do ta shesë shqiptarin, por referuar deklaratave të fundit të trajnerit Thomas Tuchel kjo duket diçka e pamundur tashmë, pasi gjermani do ta ketë sulmuesin në ekip për sezonin tjetër.

Ndërsa përveç Arsenal, interes të lartë për Brojën kanë shfaqur edhe Tottenham, Newcastle dhe West Ham.

Gjatë këtij sezoni të, shqiptari ka qenë aktiv në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 1 asist, teksa kartoni i tij në treg aktualisht vlerësohet 18 milionë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat