Balotelli realizon tre gola në 11 minuta

Futboll

Balotelli realizon tre gola në 11 minuta

Më: 22 maj 2022 Në ora: 19:44
Balotelli realizon tre gola në 11 minuta

Mario Balotelli po dhuron spektakël në ndeshjen e fundit të kampionatit turk me Adana Demirspor-in e tij kundër Goztepe-s.

Ish-sulmuesi i Inter-it dhe Milan-it ka realizuar plot katër gola në ndeshjen që po fitohet me rezultatin e thellë 6-0 nga skuadra e tij.

Tre nga këto gola kanë ardhur në harkun e 11 minutave në pjesën e parë, e Super Mario-n që ka shkundur rrjetën në minutën e 33-të, 36-të dhe 44.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62-të, sulmuesi italian ka realizuar edhe golin e katërt personal dhe të gjashtin për skuadrën e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat