Trajneri në Austri parashikon gol edhe në finale

Futboll

Trajneri në Austri parashikon gol edhe në finale

Më: 24 maj 2022 Në ora: 11:19
Trajneri në Austri parashikon gol edhe në finale

Xhakomo Vrioni është duke kaluar një sezon të mrekullueshëm në Austri.

Tashmë sulmuesi shqiptar e gjen veten vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë të kampionatit deri tani, Adeyemi.

Ky i fundit ka firmosur te Dortmundi dhe shihet si pasardhës i Haland, pasi ishte pjesë e Salzburgut.

Ndërkohë Tiroli mundi me shifrat 2-1 LASK në gjysmëfinalen e Play Off në Conference League. Ndeshja finale do të luhet ndaj Rapidit të Vienës, por trajneri i Tirolit, Tomas, është i sigurt se Vrioni do të shënojë sërish në momentin më vendimtar.

Nga krahu tjetër vlerësimi më i madh ka ardhur nga gazetari austriak, Peter Linden, që artikullin e tij e hap me fjalët: “Rapidi i Vienës nuk e ka një…Xhakomo Vrioni”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat