Mane te Bayerni, Sterling dhe Leao te Reali?!

Futboll

Mane te Bayerni, Sterling dhe Leao te Reali?!

Më: 24 maj 2022 Në ora: 11:31
Mane te Bajerni, Sterling dhe Leao te Reali?!

Ylli senegalez, Sadio Mane pritet të largohet nga skuadra e Liverpulit dhe tashmë ka edhe një destinacion të preferuar. Sipas ‘Sky Sports’, Sadio Mane preferon të kalojë te Bajern Munihu, gjatë kësaj vere.

Tashmë ka edhe avancime në  bisedimet me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, ndërsa 3-4 javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare. Bajerni pritet ta sigurojë kartonin e Sadio Mane për një shumë më të vogël sesa 50 milionë euro.

Ndërkohë skuadra e Real Madridit është kapur në befasi nga vendimi i Kilian Mbappe për të qëndruar te PSZH dhe duhet të mendojë diçka tjetër për merkaton. ‘DailyStar’ raporton se Real Madridi është interesuar për shërbimet e Rahim Sterling.

‘Los Blancos’ pritet të testojnë Sitin me një ofertë gjatë kësaj vere.

Thuhet se Real Madrid janë gati të bëjnë një ofertë prej 50 milionë funteve për kartonin e sulmuesit anglez. Sterling dhe Rafael Leao shihen si alternativat për Kilian Mbape-n. Për Leao-n, kampioni i ri i Italisë, skuadra e Milanit kërkon 150 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat