Zouma paraqitet në gjykatë

Futboll

Zouma paraqitet në gjykatë

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:37
Zouma paraqitet në gjykatë

Mbrojtësi i West Hamit, Kurt Zouma është deklaruar fajtor për shkelmimin dhe shuplakën që ia kishte dhënë maces së tij.

Përfaqësuesi francez u deklarua fajtor për dy pika në Gjykatë sot në mëngjes, njoftojnë mediat britanike.

27 vjeçari u detyrua të kërkonte falje pas pamjeve tronditëse që u filmuan dhe u shpërndanë nga vëllai i tij më i vogël, Yoan, 24 vjeç, duke pranuar se kishte bërë shkelje.

Mbrojtësi i “Hammers” arriti në gjykatë i shoqëruar nga disa pjesëtarë të sigurisë, të cilët e përcollën me çadra mbrojtëse derisa doli nga vetura e deri në dyert e objektit, ndërsa interesimi i mediave që po e prisnin ishte i madh.

Si rezultat i këtij incidenti, Zouma ishte gjobitur me afro 300 mijë euro nga klubi i tij dhe dy macet e tij i janë marrë.

Gjithashtu, edhe sponsorizimi i pasur me kompaninë Adidas iu ndërpre.

Zouma ndërkohë ka vazhduar të luajë për West Hamit përkundër incidentit dhe hetimeve që kishin nisur ndaj tij.

Vëllai i tij, Yoan ishte suspenduar përkohësisht nga Dagenham & Redbridge para se të lejohej të rikthehej në skuadër në muajin mars.

Zouma pritet të dënohet dhe të gjobitet për abuzimin ndaj kafshës, në këtë rast maces së tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat