Tifozët e Feyenoord: Jemi dashuruar me Tiranën

Futboll

Tifozët e Feyenoord: Jemi dashuruar me Tiranën

Më: 24 maj 2022 Në ora: 13:19
Tifozët e Feyenoord: Jemi dashuruar me Tiranën

Tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë filluar prej ditësh që të vijnë në në Tiranë, ndërsa presin finalen e parë të Conference League, që do të luhet nesër, 25 maj, në orën 21:00 në “Air Albania”.

“Super Sport” ka pyetur tifozët holandez për eksperiencën e tyre në Tiranë.

Një tifoz holandez, theksoi se skuadra e Feyenoord do të fitojë me rezultatin 2-0, ndërsa shtoi se nuk ka biletë, por do të mundohet të gjejë deri nesër në mbrëmje.

“Kjo është hera ime e parë që vizitoj Tiranën, nuk kam biletë, por do ta gjejë. Finalen do e fitojë Feyenoord me rezultatin 2-0, një gol do e shënojë në pjesën e parë dhe një gol tjetër në pjesën e dytë të ndeshjes”-deklaroi tifozi.

Ndërsa një tifoze me emrin Nadia, theksoi se kjo është vizita e saj e parë në Tiranë, por theksoi se menjëherë u dashurua me kryeqytetin e Shqipërisë.

“Unë quhem Nadia dhe kjo është hera e parë që unë e vizitoj Tiranën, por e dua këtë qytet, ua rekomandoj të gjithëve”-theksoi ajo,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat