Hoeness shpërthen ndaj Barcelonës

Futboll

Hoeness shpërthen ndaj Barcelonës

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:10
Hoeness shpërthen ndaj Barcelonës

Uli Hoeness, ish-lojtar dhe ish-president i Bayernit, ka qenë shumë i ashpër me Barcelonën për qëllimet e saj për të nënshkruar me Robert Lewandowski deri në vitin 2023, pavarësisht nga ekonomia e saj aktuale:

“Barcelona dëshiron të punësojë Lewandowski kur gjashtë muaj më parë kishte një borxh prej 1.3 miliardë eurosh. Në Gjermani do të kishin falimentuar për një kohë të gjatë. Gjykatësi i falimentimit është në derën e tyre dhe ata po i bëjnë një ofertë milionerësh një lojtari të Bayernit”.

Hoeness, mes 2 qershorit 2014 dhe 29 shkurtit 2016 ishte në burgun Landsberg, duke vuajtur gjysmën e dënimit (tri vite e gjysmë burg) me të cilin u dënua, pasi u deklarua fajtor për evazion fiskal në shumën 28.5 milionë euro. Kjo ishte arsyeja pse ai u largua nga presidenca e klubit bavarez.

“Robert ka një kontratë. Për momentin, askush te Bayerni nuk do ta lërë Lewandowskin të largohet. Natyrisht, deri më tani nuk kemi gjetur një zëvendësues, kështu që mendimi ynë është i qartë, – shpjegoi ai.

– Nëse qëndron, luan mirë dhe ende ndihet rehat në Gjermani me familjen e tij, ndoshta do të vijë në janar dhe do të thotë: Uau, më pëlqen shumë të qëndroj këtu, ndoshta do të qëndroj edhe dy-tre vite të tjera!”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat