Dinamo ngritët në Ligën e Dytë të Kosovës 

Futboll

Dinamo ngritët në Ligën e Dytë të Kosovës 

Nga: K.G. Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:35
Dinamo ngritët në Ligën e Dytë të Kosovës 

Dinamo e Ferizajt është anëtar i ri i Ligës së Dytë të Kosovës në futboll.

Një sukses i madh për këtë kolektiv, që synon edhe më shumë në të ardhmen.

Burim Çerkini është kryetrajner, Fatos Ademi - trajneru kondicional dhe ndihmëstrajner.

“FC Dinamo nga Ferizaj tashmë ngjitet në ligën e 2-të në futbollin kosovar.

Ishte një ndeshje (ndaj Fortunës) e luftuar fort nga ana e futbollistëve tanë të cilët treguan karakter të fortë nga minuta e parë e deri në fund të takimit.

Urime djelmosha, këtë fitore e keni merituar më shumë se kurrë”, shkruan në faqen e Dinamos.

Dinamo e ka siguruar inkuadrimin në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll. Skuadra ferizajase në ndeshjen e barazhit të Regjionit të Prishtinës e ka mundur skuadrën Fortuna nga Drenasi, me rezultat 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat