Detajet e transferimit Tchouamenit në Real Madrid

Futboll

Detajet e transferimit Tchouamenit në Real Madrid

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:55
Aurelio Tchouamen

Kur ka mbetur vetëm çështja e hedhjes së në nshkrimit, kanë dalë në pah detajet e transferimit të Aurelio Tchouamenit në Real Madrid.

Lojtari tanimë është pajtuar pothuajse me të  gjitha kushtet që i janë  ofruar nga kampionët spanjollë dhe është  vetëm çështje zyrtarizimi ardhja e tij në “Santiago Bernabeu”.

Mësohet se lojtari do të ketë  kontratë pesë vjeçare, ndërsa transferimi i tij nga Monaco do të kushtojë  hiç më pak sesa 80 milionë  euro.

Në  garë për talentin francez ishte edhe Liverpooli, por që ishte dëshira e lojtarit ajo që  e determinoi një  lëvizje të  tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat