Depay është golashënuesi më i mirë te Barcelona

Futboll

Depay është golashënuesi më i mirë te Barcelona

Më: 25 maj 2022 Në ora: 11:10
Depay është golashënuesi më i mirë te Barcelona

E ardhmja e Memphis Depayt në Barcelonë mbetet e pasigurt në afatin kalimtar të verës.

Përkundër faktit se trajneri e pëlqen atë, ata mund ta shesin gjatë verës.

Siç bën të ditur “Sport”, skuadra katalanase mund të zgjedhë ta shesë atë nëse nënshkruan Robert Lewandowski nga Bayern Munichu.

Raportohet se Barça tashmë ia ka caktuar çmimin holandezit dhe do të kërkojnë rreth 20 milionë euro nga çdo kërkues.

Vlen të theksojmë se Depay është golashënuesi më i mirë te Barcelona, pasi ka regjistruar 12 gola në 28 paraqitje ne La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër.

Kontrata e 28-vjeçarit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat