Kapiteni komenton përballjen finale

Futboll

Kapiteni komenton përballjen finale

Më: 25 maj 2022 Në ora: 11:21
Kapiteni komenton përballjen finale

Në qoftë se Fejnordi do të fitojë Ligën e Konferencës, Tornstra do të jetë i pari lojtar që do të ngrejë lart kupën si kapiten i ekipit nga Roterdami. Në konferencën për shtyp në Tiranë, kapiteni komentoi përballjen finale.

“Së pari duhet të përpiqemi ta arrijmë në fushë.

Atëherë mund të bëjmë një festë të madhe. Mendoj se do të jetë një lojë argëtuese, edhe pse finale, por do të jetë veçanërisht emocionuese. Shpresoj që ta fitojmë”, thotë ai. Ndërkohë, ai komenton gjithashtu simpatinë e madhe të tifozëve këtu në Shqipëri për futbollin.

“Ju mund ta shikoni në rrjetet sociale. Kur mbërritëm në Tiranë, menjëherë na shoqëruan për në hotel me një eskortë policie.

Për këtë arsye nuk kam arritur që të shikoj shumë. Por është e mrekullueshme që tifozët janë këtu. Kjo e bën Fejnordin një klub të madh”, përfundoi fjalën e tij kapiteni i ekipit holandez.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat