Gëzdari e quan teatër Serie A

Futboll

Gëzdari e quan teatër Serie A

Më: 25 maj 2022 Në ora: 12:02
Gëzdari e quan teatër Serie A

Edmond Gëzdari ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Përveç finales së Conference League mes Romës dhe Feynord, u fol gjithashtu edhe për titullin e fituar nga Milani në Serinë A.

“Ishte turp i madh ajo që ndodhi te Sasuolo-Milan. Vetëm shikoni pak golat që shënoi Milani.

Në dy minuta loje, Milani kishte katër raste flagrante për të shënuar.

Më kujtoi kohën e Shqipërisë dikur. Vërtet e lë ndeshjen, por të paktën zbukuroje pak, jo kështu, ta bënin më të bukur, ishte sade fare. Milani tre gola në një ndeshje nuk kishte bërë gjithë sezonin, i bëri kundër Sasuolos në ndeshjen që duhej të ishte më e vështira për ta dhe ku ishte i gjithë presion”, tha Gëzdari.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat