Janë dite feste për Milanon kuqezi. Djemtë e Pioli-t e kanë mbyllur sezonin duke fituar titullin e 19-të në historinë e klubit.
Një triumf që ka ardhur pas një sezoni prej protagonistësh absolutë dhe sfidës kokë më kokë me Inter-in që ka zgjatur deri në javën e fundit të kampionatit.
Në fund, skuadra që e ka fituar garën ka qenë Djallit dhe pas fërshëllimës së trefishtë të ndeshjes në Mapei Stadium kundër Sassuolo-s (3-0), që ka certifikuar fitoren e titullit të Ibras me shokë, ka nisur festa.
Megjithatë, kanë qenë të shumta ata që kanë vënë rë mungesën e një prej protagonistëve të sezonit kuqezi, Junior Messias. Futbollisti në pronësi të Crotone-s, në fakt, nuk ka qenë bashkë me shokët në festë.
Ka qenë vetë 31-vjeçar brazilian që e ka shpjeguar arsyen nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram: “Po më pyesin shumë pse nuk isha në autobus për festën. Fatkeqësisht, nuk ndihesha mirë dhe nuk kam mundur të shkoj”, ka thënë Messia-s.
“Por tani jam më mirë. Faleminderit të gjithëve, është me të vërtetë fantastike dhe e pabesueshme e gjitha kjo. Kampionë të Italisë, ky është vendi që meriton ky klub”.