Delegohen gjyqtarët për në finalen e Kupës së Kosovës

Futboll

Delegohen gjyqtarët për në finalen e Kupës së Kosovës

Më: 25 maj 2022 Në ora: 22:30
Delegohen gjyqtarët për në finalen e Kupës së Kosovës

Drejtësia në finalen e Kupës së Kosovës, do të ndahet nga gjyqtari Besfort Kasumi.

Në ndihmën e Kasumit do të jenë asistentët e tij, Granit Hyseni dhe Besnik Morina.

Ndeshja finale në mes të Dritës dhe Llapit, do të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri", shkruan "Kanal 10".

Një numër jashtëzakonisht i madh pritet të jetë në tribunat e stadiumit në kryeqytet, ku spektakli pritet të jetë i garantuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat