Llapi synon ta mbrojë Kupën e Kosovës, Drita kurrë më e mobilizuar

Futboll

Llapi synon ta mbrojë Kupën e Kosovës, Drita kurrë më e mobilizuar

Më: 26 maj 2022 Në ora: 11:23
Pamje nga një ndeshje

Garës prestigjioze në vendin tonë, Kupës së Kosovës në futboll, po i vjen fundit.

Finalja e madhe e kësaj garë luhet në sonte në tempullin ‘Fadil Vokrri’. Dy skuadrat e njohur në vendin tonë, Drita dhe Llapi do të përplasen në finalen e kësaj garë interesante.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, parashikohet të sjellë një super-ndeshje për shkak të rëndësisë së kësaj ndeshje, por edhe për shkak se ballafaqohen dy skuadra të njohur në vendin tonë.

Të dy skuadrat tashmë e kanë siguruar daljen në garat evropiane, por objektiv i tyre është trofeu i Kupës së Kosovës.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të prodhojë spektakël pasi që tashmë tifozët e të dy skuadrave që pritet të jenë në numër të madhe, janë përgatitur më kohë që të krijojnë spektakël në finalen e madhe të kësaj garë.

Llapjanë synojnë të mposhtin Dritën dhe këtë trofe të mbajnë edhe një vit në pronësinë e tyre, derisa gjilanasit janë të përgatitur më të gjitha forcat që këtë trofe ta çojnë në Gjilan.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është i bindur se Kupa do të mbetet në Podujevë.

“Mendoj që është një finale dhe gjithmonë e arrin objektivin kur arrish në finale. Grupi është jashtëzakonisht në formën e duhur dhe kemi kontingjent të lojtarëve shumë cilësor. Një grup i bashkuar me nivelin më të lart që ka arrit të jetë në finale duke u përballur me skuadrat më të forta siç është Gjilani, Ferizaj e Prishtina. Ne kemi ardhur në finale me plot meritë duke mposht skuadrat më të forta dhe do ta bëjmë maksimumin që nesër në ndeshje të paraqitemi në formën më të mirë të mundur”, theksoi Batatina në konferencën për medie.

Optimist për fitore në finalen e Kupës së Kosovës, është shprehur edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

“Është ndeshje futbolli, i kemi marrë masat. Kam besim te skuadra, gjithçka që kemi përgatitur do t’i nxjerrim në fushë. Kemi përballë skuadër të shkëlqyer. Do të mundohemi t’i shfrytëzojmë pikat e dobëta të kundërshtarit. Do të mundohemi të jemi vetvetja. Skuadra jonë ka dëshirë që ta ketë topin, kur nuk e kemi, do të mundohemi ta fitojmë sa më shpejt. Skuadra është e plotë, gati për të dalë në fushë. Duam të shkruajmë historinë, për Intelektualët, për stafin, për të gjithë”.

Finalja mes Dritës dhe Llapit luhet sot në orën 20:00..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat