Shqiptarin e kërkojnë ekipet nga Franca, Spanja e Italia 

Futboll

Shqiptarin e kërkojnë ekipet nga Franca, Spanja e Italia 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:26
Shqiptarin e kërkojnë ekipet nga Franca, Spanja e Italia 

Për futbollistin Enis Bardhin shprehin interes klubet nga Franca, Spanja dhe Italia. 

Bardhi mund të qëndrojë në Valencia, jo në Levante, por të kalojë në kampin tjetër pasi është në “radarin” e Valencisë.

Megjithatë, Valencia është në pritje të rezultatit të transferimit të Carlos Soler, i cili përflitet se do të përfundojë në Barcelonë.

Soler tashmë ka refuzuar të vazhdojë kontratën deri në vitin 2023, dhe kjo mund të nënkuptojë se ai do të ketë një klub të ri këtë verë.

Në këtë rast, Valencia do të shikojë futbollistin shqiptar, i cili do të jetë në listën e transferimeve nga Levante.

Ky transferim nuk do të ishte i këndshëm për tifozët e Levantes, por klubi ka probleme financiare dhe i duhet që të zgjidhen këtë vetëm duke shitur lojtarët më të mirë.

Levante pritet të vazhdojë kontratën e Bardhit sipas klauzolës dhe më pas të kërkojë rreth 10 milionë euro për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat