Fjalët e një ikone

Futboll

Fjalët e një ikone

Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:45
Fjalët e një ikone

Vendimi i Kylian Mbappesë për qëndruar te PSG vijon të jetë temë e nxehtë diskutimi. I fundit që ka folur për këtë çështje ishte Thierry Henry. Ish-sulmuesi francez ka mbetur i befasuar nga ndryshimi e menjëhershëm i ngjarjeve, pasi kishte krijuar bindjen se e ardhmja e 23-vjeçarit nuk do të ishte në Paris.

Henry, është shumë i kënaqur që Kylian ka firmosur me PSG-në deri në vitin 2025:

“Është diçka e madhe për futbollin francez. Mendova se do të largohej. Mendoj se ai ndryshoi mendje për diçka të madhe. Duhet të ketë pasur diçka të thellë në diskutime. Disa njerëz shumë të rëndësishëm e telefonuan. Me sa duket, kur presidenti (Macron) e thirri të qëndronte, ishte një çmenduri”.

Edhe pse shumë sigurojnë se pas vendimit të Mbappesë qëndron oferta e çmendur e PSGsë, e cila do ta kishte mbuluar me ar me kontratën e tij të re, Henry beson se ka diçka më të thellë.

“Ai e ka klubin, pa dyshim, në zemrën e tij”.

Thierry Henry beson se qëndrimi i Mbappesë do të ndihmojë shumë në rritjen e futbollit në Francë:

“Nëse humbisni një djalë si Kylian, do të ishte pak e vështirë për PSG-në. Për fat të mirë, ai qëndroi. Futbolli francez, niveli i ekipit kombëtar është në një nivel të lartë, por është jetik për PSG, për Parisin dhe për futbollin francez që Kylian të qëndrojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat