Miqësia me Ceferinin, Ademi në organet e UEFA-së?

Futboll

Miqësia me Ceferinin, Ademi në organet e UEFA-së?

Më: 26 maj 2022 Në ora: 13:04
Miqësia me Ceferinin, Ademi në organet e UEFA-së?

Miqësia me Ceferinin, Ademi në organet e UEFA-së?

Nëpër debatet tashmë të shuara gjatë “fushatës” për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës, kemi dëgjuar akuza nga më banalet prej krahut të “opozitës së bashkuar” deri në atë pikë sa thuhej se Ademi është i pa përfillshëm nga organet e UEFA-së, institucionit më të lartë të futbollit në Evropë.

Të gjithë që kanë sy dhe vullnet, mund ta shohin sesi Ademi sado që është personalitet i një federate të vogël siç është Kosova, ai ka takime të shumta me Ceferinin. 

Image

Ai asnjëherë nuk mungon në “sofrën” e parë të “parisë” së futbollit Evropian, kjo dëshmon qartë respektin të cilin ka arritur ta fitojë Ademi tek këto organe, e kjo me siguri vjen edhe si rrjedhojë e asaj se Ademi nëpër këto institucione ka qenë ndërë të parët edhe më herët, pra duke lobuar për anëtarësimin e Kosovës bashkë me paraardhësin e tijë në këtë institucion, legjendën Fadil Vokrri.

Image

Por a mund të jemi optimist e të presim edhe më shumë nga Ademi në aspektin e ngritjes së kredibilitetit të Kosovës në UEFA?

Duke e parë vullnetin dhe institucionalizmi në bërthamë të punës së Ademi, nuk është e tepër nëse shpresojmë që së shpejti Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së të ketë një ulëse të rezervuar për Ademi, kjo jo si dhuratë, por si meritë e punës të cilën institucioni me seli në Nyon të Zvicrës po e vlerëson.

Image

Keni parasysh këtu suksesin me implementimin në kohë rekord të VAR-it për çka është fascionuar UEFA, pastaj siç e dijmë, deri sot shtëpia e futbollit evropian nuk ja ka refuzuar asnjë projekt me të cilin ka konkuruar FFK, kjo sigurisht se nuk është bë “me t'njofshëm” por si rezultat punës serioze në kontinuitet pa asnjë vërejtje për keqpërdorime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat