Milevski: Qëllimi ynë është të jemi të parët në grup

Futboll

Milevski: Qëllimi ynë është të jemi të parët në grup

Më: 26 maj 2022 Në ora: 13:41
Milevski: Qëllimi ynë është të jemi të parët në grup

Përfaqësusja e Maqedonisë nis aventurën e saj në Ligën e Kombeve.

Trajneri Blagoja Milevski paralajmëroi se nisma në këtë garë do të jetë me mungesa të shumta të futbollistëve, të cilët mungojnë për arsye të ndryshme.

“Për fat të keq përgatitjet duhet të fillojmë me problemi.

Ademi dhe Jahoviçi janë liruar nga obligimet, Erdall Rakip ka kërkuar që të jetë jashtë këtyre ndeshjeve. Do të shfrytëzojmë këtë cikël që të shohim potencialin e plotë që do ishte parapërgatitje për kualifikimet për Euro 2024. Nuk mund të kërkoni që futbollistët të jenë në formë të duhur, pasi që një pjesë janë ende janë duke zhvilluar sezonin ku luajnë me klubet e tyre, andaj duhet të bëjmë rotacionet në ekip.

Do të isha i kënaqur që të gjithë ata që i kemi ftuar të japin maksimumi dhe të na japin një sinjal se janë ta gatshëm për sfidat e tjera. Stefan Ristovski do të jetë jashtë këtij grumbullimit për shkak të lëndimit të rëndë.

Të gjithë futbollistët do të kenë hapësirë të mjaftueshme për të treguar kualitetin e tyre. Zëvendësimi për Ristovskin do të kemi, pasi kemi kualitet të mjaftueshëm, ndërsa kapiten do të jetë Enis Bardhi. Bullgarinë e respektojmë maksimalisht dhe do bëjmë çmos që të marrim rezultat pozitiv.

Arian Ademi është liruar nga sfidat e muajit qershor, ndërsa besojmë se do të kemi të gatshëm për muajin shtator. Futbollistët janë ata që kanë krijuar pritshmërinë më të mëdha dhe duhet vazhdimisht të dëshmojnë kualitetin e tyre.

Me të drejtë opinioni futbollistik pret tani rezultate më të larta. Para se të zhvillojmë ndeshjen me Bullgarinë, qëllimi ynë është të jemi në vendin e parë në fillim të ciklit të Ligës së Kombeve në muajin shtator.

Baza e ekipit është nga viti 2015, dhe e freskojmë me futbollist të rinj. Milevski mund të largohet por ekipi duhet të vazhdojë ndërtimin dhe rifreskimin e ekipi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat