Kosova përgatitet për sfidat e ‘nxehta’ të qershorit

Futboll

Kosova përgatitet për sfidat e ‘nxehta’ të qershorit

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:44
Alain Giresse

Pak ditë na ndajnë nga ndeshjet e qershorit në Ligën e Kombeve.

Kosova sfidat e qershorit, do t’i nis me 2 qershor në udhëtim tek Qipro.

‘Dardanët' në muajin qershor luajnë katër ndeshje, derisa nesër në kampin në Hajvali, do të mbajnë dy stërvitje para duelit me Qipron.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka bërë më dije se nesër pasdite, përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse do të dalë në konferencën për medie, ku do të flasë për sfidat e ‘nxehta’ të qershorit.

“Ju njoftojmë se nesër (e premte) në orën 14:00 në hotel “Emerald” do të mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League”, është thënë në njoftimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat