Mourinho: Fituesi serial që solli në jetë Romën

Futboll

Mourinho: Fituesi serial që solli në jetë Romën

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:54
Mourinho: Fituesi serial që solli në jetë Romën

Jose Mourinho ka shijuar arritje edhe më të mëdha në karrierën e tij si trajner, por triumfi i Romës në Ligën e Konferencës së Evropës e bëri atë të përlotet pasi 'Special One' i dha klubit italian trofeun e parë të madh evropian.

Për Mourinhon fitorja ndaj Feyenoord ishte po aq e rëndësishme sa dy triumfet e tij në Champions League me Porton në 2004 dhe Inter- Milan në 2010.

Kështu, Mourinho bëhet trajneri i parë që fiton të tre kompeticionet kryesore evropiane, pasi ka shënuar pesë fitore në pesë finale evropiane.

“Ai është një fitues serial dhe solli në jetë këtë ekip të Romës”, tha ish-mesfushori i Manchester United, Owen Hargreaves në BT Sport.

Ky ishte trofeu i 26-të i karrierës së Mourinhos - 19 vjet pasi ai korri fitore me Porton në Kupën Uefa në 2003. Ai u zgjodh trajner i Romës majin e kaluar, dhe iu ngarkua detyra për të ndërtuar klubin, pas renditjes zhgënjyese në vendin e shtatë në Serie A në 2020-21.

"Mourinho tha se nuk ishte pjesë e planit [për të fituar trofeun]. Plani ishte për ta ndërtuar këtë ekip," tha Joe Cole.

Kualifikimi i Romës në finale nuk ishte aq e qetë, sidomos me portugezin Mourinho që u sulmua pas një disfate të turpshme 6-1 në fazën e grupeve në tetor.

“Është një gjë të fitosh kur të gjithë e presin, kur ke bërë investime për të fituar, por është krejt tjetër të fitosh kur diçka ndihet e pavdekshme. Kjo është tepër e veçantë”, tha Mourinho.

"Kjo mbetet në historinë e Romës, por edhe timen. Më thanë se vetëm unë, Sir Alex [Ferguson] dhe Giovanni Trapattoni fituam trofe në tre dekada të ndryshme. Më bën të ndihem pak i vjetër, por është mirë për karrierën time".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat