Premier Liga pa VAR, ndryshime drastike në tabelë

Futboll

Premier Liga pa VAR, ndryshime drastike në tabelë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:06
Premier Liga

Sezoni i Premier League u mbyll gjatë fundjavës së kaluar, ku edhe u vendos kampioni, skuadra e fundit që siguron Top 4 dhe skuadra e cila iu bashkua Norwichit e Watfordit në Championship.

VAR-i ka ndryshuar futbollin, për mirë apo për të keq, që nga prezantimi i tij në fillimin e sezonit 2019/20.

Sidoqoftë, pa VAR- in këtë sezon, Premier Liga do të dukej pak më ndryshe me dy ndryshime të dukshme.

Manchester City do të ishte ende kampion, dhe Norwich dhe Watford do të ishin skuadrat që siguruan rënien, por tifozët e Arsenalit dhe Leeds do të kishin emocione të ndryshme.

“Topçinjtë” më në fund do të ishin kthyer në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur rivalët e Londrës Veriore, Tottenhamin, për pozitën e katërt.

Tottenhami përfundoi në vendin e katërt këtë sezon me 71 pikë, për të siguruar biletën e fundit drejt Ligës së Kampionëve, por, pa VAR-in, skuadra e Antonio Contes do ta mbyllte sezonin në kuotën e 69 pikëve.

Në anën tjetër, skuadra e Leeds u bë e para pas 11 vitesh që siguron edhe një sezon në Premier Ligë në ditën e fundit të ndeshjeve, por në një botë pa VAR-in do të ndodhte e kundërta.

Leeds, që e mbylli sezonin me 38 pikë, pa VAR, do të kishte rënë nga liga me 36 pikë për shkak të gol diferencës më të mirë të Burnley-t.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat