Firmino këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në Liverpool

Futboll

Firmino këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në Liverpool

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:37
Firmino këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në Liverpool

Sulmuesi i Liverpoolit dhe Brazilit, Roberto Firmino, ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Liverpool.

“Jam shumë i lumtur këtu. I jam mirënjohës Zotit që jam këtu duke luajtur për një klub të madh me lojtarë të mëdhenj, duke fituar trofe dhe dua të qëndroj këtu.

Dua të jem këtu", ka thënë braziliani, teksa ka folur për "TNT Sports Brasil". 

"Jam i lumtur këtu, kështu që kjo është gjithçka që mund të them".

Firminos i skadon kontrata me Liverpool në fund të sezonit të ardhshëm, ashtu si edhe sulmuesve të tjerë, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat